Thuajse çdo ditë në vendin tonë po zhvillohen operacione antidrogë, e në pranga po biejnë shumë persona. Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione antidrogë në Shkodër dhe Fier. Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa sekuestruar 15 kg kanabis dhe 500 gram kokainë.
Në Shkodër, janë arrestuar në flagrance dy persona nën akuzën e “Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve”. Nexhmi Bushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Kullaj, si dhe Dritan Mataj, 38 vjeç, banues në fshatin Mes, janë vënë në pranga nga blutë e Shkodrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-Rreth 500 gram, pluhur i bardhë me ngjyrë dhe karakteristika të ngjashme me atë të lëndës narkotike të llojit “Kokainë”.
-15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Ndërkohë në Fier, u arrestua një shtetas i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ”Kultivimi të lëndëve narkotike”, ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan Arben Caulin, 47 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj të Lushnjës.