INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikonin drogë nga Shqipëria, si u zbulua klani mafioz nga GPS

Trafikonin drogë nga Shqipëria, si u zbulua klani mafioz nga GPS

Publikuar më: 16:00 04-10-2018

Autoritetet e policisë italiane të provincës së Barit kanë zbardhur detajet e operacionit antidrogë "Drug boat" i cili çoi sot në shkatërrimin e klanit mafioz Velluto aktiv në territorin e Barit. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në tetor të 2016 pas sekuestrimit të 700 kg marijuanë me vlerë mbi 5 milionë euro e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë. Droga transportohej nga Shqipëria me anë të mjteve të ndryshme lundruese me motorrë të fuqishëm të cilat ruheshin në një garazhd në rrugën San Giorgio të Barit
Përgjimet zbardhën se ky trafik droge drejtohej dhe kontrollohej nga Domenco Velluto, bosi i klanit mafios Velluto. Në motorin e njërit prej mjetit lundrues policia italiane kishte instaluar një instrument lokalizimi GPS që i ndihmoj të zbardhin rrugën detare të përdorur nga trafikantët për transportimin e marijuanës. Bosi mafioz Domenico Velluto nga lagja San Pasquele e Barit kontrollonte të gjitha porositë e ngarkesave me drogë që niseshin nga Shqipëria. Sipas autoriteteve italiane në suksesin e operacionit "Drug Boat" kanë ndihmuar arrestimet e kryera në Vlorë në mars të 2018 në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Mjetet lundruese për trafikimin e drogës nga Shqipëria përdoreshin dhe për udhëtime turistike siç dëshmojnë fotografitë e publikuara në Facebook nga Nicola Sssannelli një nga anëtarët e klanit Velluto.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377