5 persona, mes tyre dhe një polic kufitar janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës. Uniformat blu bëjnë të ditur se arrestimi i tyre është bërë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë – Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në mjet, një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit “Cannabis sattiva”, e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj. Droga ishte e fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj.
Të arrestuarit janë:
1- Hasan Hysenaj, 47 vjeç, (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit – Vlorë).
2- G. H., 18 vjeç
3- Ferdbent Hoxha, 66 vjeç
4- Emiljano Lazaj, 29 vjeç
5- Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç