INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikonin shqiptarë, arrestohen 2 britanikë

Trafikonin shqiptarë, arrestohen 2 britanikë

Publikuar më: 12:51 30-05-2016

Shqiptarët janë kthyer në “viktima” të trafikantëve nga Anglia. Mësohet se dy britanikë 35 dhe 33 vjeç janë akuzuar për trafikim të paligjshëm të qenieve njerëzore, pasi një gomone me 18 shqiptarë, u shpëtua pranë brigjeve të Kentit gjatë fundjavës.
Mësohet se “Aktit të Emigracionit” ka ngritur akuzan ndaj tyre, teksa janë mbajtur në paraburgim derisa dolën para gjykatës “Medway Magistrates” mëngjesin e kësaj të hëne.
Roja Bregdetare, Institucioni Mbretëror Kombëtar për Shpëtimin e mjeteve të lundrimit, si dhe dy anije të Forcës Kufitare u përfshinë në operacionin për shpëtimin e gomones, që u përball me vështirësi pranë brigjeve të Dymchurch natën e së shtunës.
Fatmirësisht dy trafikantët britanikë u shpëtuan së bashku me 18 emigrantët e paligjshëm shqiptarë, dhe së bashku iu dorëzuan oficerëve të Forcës Kufitare për t’u dërguar më pas në Dover e për t’u marrë në pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777