Policia italiane ka shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e emigrantëve klandestinë shqiptarë nga Italia drejt Britanisë së Madhe. Me urdhër të Prokurorisë së Romës e të Drejtorisë së Antimafias italiane janë vënë në pranga 8 persona, shtetas italianë e shqiptarë, me akuzën e trafikut të emigracionit klandestinë, falsifikim dokumentash e mashtrim të akteve zyrtare. Mediat italiane raportojnë se grupi kishte krijuar një urë të vërtetë mes Italisë dhe Anglisë, ku mundësohej kalimi i shqiptarëve në territorin britanik. Operacioni "Tower Bridge " u krye në bashkëpunim me policinë e Londrës.