INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafikonin tritol. Pranga menaxherit të firmës në Durrës, në kërkim italiani [EMRAT]

Trafikonin tritol. Pranga menaxherit të firmës në Durrës, në kërkim italiani [EMRAT]

Publikuar më: 11:21 01-07-2018

Katër pako me tritoli dhe kapsolla të montuara janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një kompani e cila ushtronte aktivitetin në qytetin bregdetar.

Policia ka sqaruar se pakot ishin të lidhura me dy fije teli të veshura dhe kapsolla të montuara.

“Specialistët kundër kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol. Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestruar: 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara”, sqarojnë Blutë e Durrësit.

Policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës, shtetasin Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian me iniciale E.B., 43 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334