INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafiku dhe punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi i mjeteve...

Trafiku dhe punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi i mjeteve...

Publikuar më: 19:58 27-01-2019

Ka përfunduar ndërhyrja me guardrela në autostradën Tiranë-Durrës për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet. Nga kilometri 7.3 deri në 8.6, janë zëvendësuar të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalikë.

Kjo për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejojnë kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038561820983887