FNSH, DELTA dhe Policia Kufitare kanë ndërmarrë një aksion të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Këto tre njësi janë duke kryer patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.
Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil dhe FNSH është e paisur me dylbi nate e kamera teknike.
Në planin e masave janë të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqet e vendit, të cilat janë të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike. Drejtoritë Vendore janë të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale.
Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe godet magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit të lëndëve narkotike.