INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trafiku i klandestinëve në vend, urdhër-arreste edhe për policë kufitarë

Trafiku i klandestinëve në vend, urdhër-arreste edhe për policë kufitarë

Publikuar më: 16:41 02-02-2019

Policia e Shtetit ka lëshuar dhjetra urdhër-arreste. Fletarrestet janë lëshuar pas dyshimeve se personat e shpallur në kërkim kanë ndihmuar që përmes falsifikimit të dokumenteve emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit.

Operacioni është zhvilluar në disa qytete të vendit, ndërsa në pranga janë vënë edhe punonjës shtetëror në pikat kufitare në Korçë, Gjirokastër e Shkodër.

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka arrestuar 35 persona lidhen me një operacion për trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria në Britani, Kanada dhe SHBA.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865