Një tragjedi e re ka ndodhur në Detin Mesdhe prane Italisë, ku rreth 80 migrantë që ishin nisur nga Libia për të arritur në Evropë kanë humbur jetën në det.
Emigrantët kanë rrëfyer për agjencisë italiane të lajmeve 'ANSA' se edh edhe pse ata janë shpëtuar, në rajon ka ndodhur një tragjedi e re, sepse anija e e tyre është mbytur .
Ata rrëfyer se disa ditë më parë 120 persona janë nisur për në Mesdhe, por pas një kohe varka është mbushur me ujë dhe më pas është fundosur. Siç thuhet, 40 nga migrantë që kanë rënë në det kanë shpëtuar, kurse 80 të tjerë janë mbytur.