I dashuri i aktores shqiptare vret veten.
Tragjedi pas tragjedie! Më 23 shkurt te këtij viti aktorja shqiptare e famshme në Amerikë, Adea Shabani u shpall e zhdukur dhe deri me tani nuk dihet ende asgje per te. Fatkeqësisht tani mendohet se Adea mund te jetë vrarë, ndërkohë edhe i dashuri i saj Chris Spotz është vetëvrarë pasi policia po e ndiqte. Thuhet se ai kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur, por u ndal dhe la personin të largohej, më pas kishte qëlluar veten në kokë. Autoritetet thanë për NBC se automjeti mund të ketë qenë përdorur në një vrasje. Sipas Policisë besohet se Shabani është vrarë në një rajon midis Hollywoodit dhe Sacramentos. Por ende nuk i dihet nëse Shabani është gjallë apo ka vdekur, hetimet vazhdojnë./intv.al/