Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e futbollit.
Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Sevillas, Antonio Reyes ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik, mëngjesin e ditës së sotme.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubeve respektive nëpër rrjetet sociale.
“Nuk mund të merrnim një lajm më të keq. Ylli i Sevillas, Antonio Reyes ka vdekur në një aksident automobilistik. U prefsh në paqe!”- postimi i Sevillas.
“Të gjithë tek Arsenali janë të shokuar nga vdekja e ish lojtarit të skuadrës sonë”, thuhej në postimin e Arsenalit.
Jose Antonio Reyes vdiq në moshën 35 vjeçare.