Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një anije me 700 emigrantë në bord është mbytur. Mësohet se deri më tani janë shpëtuar rreth 302 persona, ndërsa janë nxjerrë të vdekur 3 të tjerë.
Ndërsa, shumë persona rezultojnë të zhdukur.
Në operacionin e shpëtimit po marrin pjesë 5 anije me vela, 2 dy anije të rojes bregdetare si dhe 1 helikopter "Super Puma" të cilat po ndihmojnë për gjetjen e personave të tjerë.
Kohët e fundit numri i madh i emigrantëve klandestinë të cilët zgjedhin të kalojnë përmes Egjeut ka shkaktuar shumë tragjedi me humbje jetësh.