Të paktën tetë fëmijë të një shkolle filloreje janë vrarë në ditën e parë të shkollës.
Tragjedia është regjistruar në një fshat të Kinës, ku mbetën të plagosur edhe dy nxënës të tjerë.
Sipas mediave ndërkombëtare autor i tragjedisë është një 40-vjeçar i arrestuar tashmë nga policia.
Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen duke u shprehur se 40-vjeçari në muajin qershor kishte dalë nga burgu. Ai kishte qënë i dënuar për vrasje.
Ende nuk raportohet për një bilanc final. Autoritetet bëjnë me dije se shkollat në Kinë në vitet e fundit janë goditur nga sulme të ndryshme.
Në tetor të 2018 një grua plagosi 14 fëmijë në një kopësht ndërsa një tjetër person vrau 9 nxënës gjimnazistë që po ktheheshin në shtëpi.