Një aksident i rëndë është shënuar këtë paradite në fabrikën e çimentos në Elbasan. Dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur.
Mësohet se ka humbur jetën Musa Sula ndërsa ka mbetur i plagosur Tomorr Mjekërzaku.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja por policia ka shkuar atje për nisjen e hetimeve.
Puna në fabrikë është bllokuar dhe grupi hetimor ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve okularë.
Mësohet se një nga punëtorët është mbuluar nga një masiv çimentoje. Ende nuk dihen emrat e viktimës dhe të plagosurit.