Tragjedi në shtëpinë e Luis Enrique-s, pasi vajza e tij, Xana, ka ndërruar jetë në moshën 9-vjeçare, teksa nuk ka mundur të fitojë betejën e vështirë me turmorin. Luis Enrique konfirmon se vajza e tij luftonte me një tumor në kocka prej 5 muajsh (osteosarcoma), por nuk arriti dot ta fitojë këtë betejë. Ishte pikërisht kjo sëmundje që detyroi Enrique të jepte dorëheqjen nga detyra e trajnerit të kombëtares së Spanjës, më 19 qershor të këtij viti.
Do të na mungosh shumë, por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë, me shpresën se do të shihemi sërish në të ardhmen. Do të jesh ylli që do të udhëheqë familjen tonë”, shkruhej në mesazhin e Luis Enrique.