Bota e futbollit është tronditur!
Portieri indonezian Choirul Huda ka vdekur në mes të ndeshjes së skuadrës së tij Persela Lamongan ndaj Semen Pedang. Sipas “Goal”, ai u rrëzua në fushë në pjesën e parë pasi u përplas me shokun e skuadrës Ramon Dorrigues dhe sulmuesin e Pedang Marcel Sacramento, dhe trajneri i Perselas, Aji Santoso, ka konfirmuar pas ndeshjes se 38-vjeçari ka vdekur.
“Të gjithë lojtarët shkuan në spital pas përfundimit të ndeshjes, ku u lajmërua vdekja e Choirul Huda. Vdekja e tij na ka goditur të gjithëve”.