INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen [Emri]

Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet i mbytur në liqen [Emri]

Publikuar më: 08:37 13-04-2019

Një 38-vjeçar ka humbur jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore në Meina të Italisë.

Mediat italiane shkruajne se viktima Festim Brankollarit u nxor disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Trupi i pajetë i gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut në shtrirjen e liqenit pranë skelës ku ankorohen anijet. Zhytësit erdhën nga Milano rreth orës 18.30, ndonëse kolegët e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u dha njoftimi.

Alarmi u lëshua në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga disa turistë, të cilët kishin parë nga dritaret e hotelit përpjekjet e dështuara të shqiptarit për të dalë nga uji.

Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe ai humbi jetën në vendin e punës ku punonte prej 10 vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943