INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Itali. Vdesin në kraterin vullkanik prindërit dhe djali 11 vjeç

Tragjedi në Itali. Vdesin në kraterin vullkanik prindërit dhe djali 11 vjeç

Publikuar më: 17:28 12-09-2017

Një familje nga Torino është përfshirë në një tragjedi të tmerrshme ndërsa vizitonte një zonë vullkanike. Fëmija 11-vjeçar i familjes dhe prindërit e tij vdiqën në kraterin vullkanik të njohur me emrin “Solfatara di Pozzuoli”, një zonë kjo që ndodhet pranë Napolit në Itali dhe është mjaft e vizituar nga turistët. Burri 45-vjeçar, gruaja e tij 42-vjeçare dhe djali humbën jetën, ndërsa fëmija më i vogël i familjes biri i tyre 7-vjeçar arriti të shpëtonte. Familja është me origjinë nga Torino. Policia vendase thotë se prindërit u përpoqën të shpëtonin djali e tyre pasi hyri në një zonë jashtë kufijve të lejuar të kraterit kur u rrëzua. Nuk është e qartë nëse ata u mbytën nga gazrat apo llava e vullanit, por mediat italiane bëjnë me dije se atje ndodhet një tokë jashtëzakonisht e shkrirë nga ku del gaz i fortë. Babai i tij u përpoq të shpëtonte të birin, por u thith nga toka. E njëjta gjë ndodhi edhe me gruan që u përpoq të ndihmonte burrin dhe djalin e saj. Krateri ndodhet në Fushat e Flegresë, një konstelacion zvarritës i kratereve të lashta vullkanike të frekuentuara nga fëmijët e shkollave italiane dhe turistët nga e gjithë bota. Fushat janë të nxehta disa centimetra poshtë sipërfaqes.

Article Logic
Execution time: 0.0026998519897461