Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e rrëzimit të një avioni privat kanë humbur jetën 4 persona.
Mediat maqedonase raportojnë se avioni 'Cesna P210N' u zhduk nga radarët pasditen e sotme, ndërkohë që në kërkim të tij u nisën dy helikopterë të Ministrisë së Brendshme, të cilët pak më parë e kanë lokalizuar.
'Cesna P210N' ishte nisur nga Ohri në drejtim të Sofjes, me 4 shtetas bullgarë në bord, të cilët siç raporton Aviacioni Civil kanë humbur jetën të gjithë.
Mbetjet e avionit të rrëzuar, së bashku me trupat e katër shtetasve bullgarë janë gjetur në vendin e quajtur Sollunska Gllava.