Një tragjedi e vërtetë ajo që ka ndodhur në detin Mesdhe. Një gomone me 120 refugjatë është mbytur në një largësi prej 45 miljesh nga Tripoli, pranë ishullit të Lampedusës në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se gomonia ka mbetur e bllokuar për tre orë në det të hapur, deri sa u ndihmua nga Forcat Detare të Italisë. Vetëm tre persona arritën të shpëtonin, të cilët më pas treguan se kishin qenë 120 veta në gomone.
Autoritetet italiane nuk kanë mundur të gjejnë as gomonen, ndërsa të mbijetuarit tregojnë se aty ishin edhe 10 gra, mes të cilave një shtatzënë dhe dy fëmijë të vegjël