Gjatë mbrëmjes së djeshme një pallat në zonën e Barazante në rrugën “Milano” është përfshirë nga flakët.
Mësohet se shkaku të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga gjeneratorët e katit përdhes.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë katet e banimit.
Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e njerëzve që ndodheshin në pallat dhe shuarjen e zjarrit.
Sipas raporteve të policisë 19 persona janë intoksikuar.