Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Një fëmijë 4 vjeç ka rënë në pusin që ndodhej në oborrin e banesës duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Plan i Bardhë. Trupi u nxor nga familjarët. Rreth orës 15.30, i mituri L.K, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30. Policia njofton paraprakisht se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.