Pas një të moshuari nga Elbasani që humbi jetën në bregdetin e Golemit, në orët e pasdites është shënuar një tjetër rast këtë herë në plazhin e Darezezës në Fier.
Pushuesi që u mbyt është një 45-vjeçar nga Lushnja.
Viktima është identifikuar si Arben Qorri. Atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore në fshatin Darëzezë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet. Ai ka qenë në plazh së bashku me familjen e tij.