Me mijëra delfinë janë gjetur të pajetë në plazhet jug-perëndimore të Francës.
Ata u gjetën gjatë tre muajve të parë të vitit.
Një masakër e vërtetë e delfinëve, pas së cilës grupet e mirëqenies së kafshëve të vendit kanë ngritur alarmin, duke bërë thirrje për ndërhyrjen e Ministrit të Ekologjisë, Francois De Rugy.
Aktivistët kanë frikë se industria e peshkut është prapa masakrës: peshkatarët shpesh i prenë pjesët më të çmuara të delfinëve pasi i kanë zënë ato në rrjet, me qëllim që të ruajnë pajisjet e tyre.