Një pemë 200 vjeçare është rrezuar ditën e sotme duke i marr jetën 11 personave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ishull portugez.
Deri më tani 35 vetë numërohen si të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë që ishte në karrocë, raportojnë mediat locale.
Incidenti ndodhi në një festival fetar i quajtur “Festa da Senhora do Monte”, që sjell mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë bota. Një pemë e madhe, që thuhet se ishte 200 vjeçare u thye dhe ra mbi turmën e madhe të njerëzve që ndodheshin jashtë kishës në kodrat e fshatit Monte.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me forcat e shpëtimit të Kryqit të Kuq. Njerëzit që u goditën nga pema po prisnin në rrugë që të fillonte mesha në kishë.