Një avion luftarak rus Tu-22M3 është përplasur Murmansk dhe ka shpërthyer në flakë pas kontaktit të parë me tokën.
Videoja e tragjedisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk dhe që ka përfunduar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit.
Mediat ruse shkruajnë se 3 nga katër anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, përveç komandantit, i cili ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.
Autoritetet ruse kanë hapur menjëherë një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit të avionit Tupolev-22M3, i cili është versioni modern i bombarduesit supersonik, që hyri në shërbim në vitet 1970.