INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Serbi, vret 5 persona dhe gruan, plagos 20 të tjerë

Tragjedi në Serbi, vret 5 persona dhe gruan, plagos 20 të tjerë

Publikuar më: 12:15 02-07-2016

Rreth orës 01:40 të mëngjesit me orën lokale në qytetin e Zrenjanit,  rreth 50 kilometra larg Beogradit, personi me inicialet Z.F ka vrarë gruan dhe më pas qëlloi mbi persona të tjerë në një kafene. 

5 të vrarë, 20 të plagosur mes breshërisë së plumbave. Ky është bilanci i ngjarjes tragjike në Serbi. E vrarë ka mbetur edhe gruaja e autorit, i cili qëlloi me një armë automatik në veri të Serbisë. Burri u arrestua menjëherë më pas.

Një dëshmitar rrëfeu se autori kishte shkuar në kafene dhe kishte parë gruan e tij me një grup miqsh, më pas kishtë dalë furishëm, kishte shkuar në shtëpi dhe ishte kthyer me armën.

‘’Ai thjesht nxori armën dhe filloi të qëllonte, fillimisht në ajër’’, tha dëshmitari Svetozar Manojlovic, që ndodhej brenda kafenesë dhe që shpëtoi mrekullisht.

‘’Nisën të binin të gjithë’’, tha më tej ai.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanovic tha pas ngjarjes se motivi qe xhelozia dhe se klientët e lokalit ia kishin dalë t’i rrëmbenin armën, duke shmangur viktima të tjera.

Ministri tha se arma ishte e paligjshme. ‘’S’kishte shenja se do ta bënte këtë gjë, njerëzit na treguan se ai ishte krejtësisht natyrë e qetë dhe normale’’, tha më tej ministri.

7 të plagosur u janë nënshtruar operacioneve, pas rrezikut serioz.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369