INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Sierra Leone, katastrofa natyrore shkakton qindra viktima e të zhdukur

Tragjedi në Sierra Leone, katastrofa natyrore shkakton qindra viktima e të zhdukur

Publikuar më: 21:17 15-08-2017

Një rrëshqitje dheu në Sierra Leone, ka lënë të paktën mbi 170 persona të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown, në një zonë kodrinore, ku sipërfaqja e tokës u shemb pas shirave intensive, duke lënë dhjetëra shtëpia të mbuluara nga dheu e balta.

Sipas zv.presidentit të Sierra Leones, Victyor Bockarie Foh, me shumë gjasë numri i viktimave mbetet në rritje dhe shifra është e pakonfirmuar për shkak të situatës kaotike dhe dhjetra personave që tashmë rezultojnë të zhdukur.

Ka qenë agjensia e lajmeve AFP, e cila ka raportuar për 312 viktima, duke cituar burime pranë Kryqit të Kuq.

Pas kësaj tragjedia, që për Sierra Leonen, erdhi jashtë cdo parashikimi, qindra njerëz, rrezikojnë të mbeten të pastrehë, ndonëse ende nuk ka një evidencë të dëmeve materiale.

Por zyrtarë të menaxhimit të fatkeqësive në Sierra Leone, supozojnë se rreth 2000 njerëz mund të mbeten pa strehë mbi kokë.

Zyrtarë të vendit kanë apeluar për ndihmë humanitare të jashtëzakonshme, në mënyrë që të përmbushen disa prej nevojave jetike në këtë situatë alarmante për banorët e Sierra Leones.

Shërbimet e emergjencës tashmë prej orësh janë në vendngjarje, në tentativë për të shpëtuar sa më shumë njerëz që mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e shtëpive ose ndërtesat e mbuluara nga dheu.

Fenomene si përmbytja e rrëshqitja e dheut nuk janë të pazakonshme për Sierra Leonen.

Edhe në 2015-tën, kryeqyteti i saj, Freetown u trondit nga përmbytjet vdekjeprurëse  ku humbën jetën 10 persona por mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836