Një tragjedi ka ndodhur në Turqi. 4 ushtarë kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë uljes emergjente në Stamboll. Guvernatori i provincës, Ali Yerlikaya, tha se helikopteri u rrëzua pranë një zone banimi në lagjen Çekmeköy të Stambollit.
Imazhet e transmetuara në televizion, treguan re tymi që ngriheshin nga zona, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë edhe autoambulancat e zjarrfikëset.
Ndërkohë shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet ende i panjohur dhe për zbardhjen e tij kanë nisur hetimet.