Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Në lagjen “15 Shtatori”, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Shehu, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia Elona Shehu, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë rrjedhja e gazit në momentin që e ëma bashkë me djalin ishin në shtëpi. Elona ka dhe një djal tjetër 5 vjeçar i cili bashkë me të atin po shihnin koncertin që po organizohej në Tepelenë.