Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orën 04.20 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.
Një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën 5 persona të familjes, pikërisht Fatime Zulbeharit dhe 4 fëmijët e saj.
Policia ka rrethuar për vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar sesi ka ndodhur ngjarja.