Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së djelës banorët e ish fushës së aviacionit.
Një fëmijë me shtetësi të huaj, që dyshohet se mund të jetë nga Siria, ka rënë nga ballkoni i katit të 10 të apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën. 13-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga katit i 10-të.
Mësohet se familja Hussin, jeton prej 10 vitesh në Tiranë. Familja ka 5 fëmijë, 3 djem dhe 2 vajza, mes të cilëve dhe 13 vjeçarin Josuf.