INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedi në Vlorë, shkrumbohet banesa, humbin jetën nënë e bir [FOTO]

Tragjedi në Vlorë, shkrumbohet banesa, humbin jetën nënë e bir [FOTO]

Publikuar më: 11:00 21-01-2018

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku nënë e djalë kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Banesa e tyre është shkrumbuar totalisht. Viktimat janë 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 43-vjeçari Novruz Hoxhallari.

Të dy trupat mësohet se janë shkrumbuar. Ata ndodheshin në një dhomë të banesës ku ngroheshin me sobën me dru.

Mësohet se bashkëshortja e 43-vjecarit është larguar për të fjetur ndërsa nënë e bir kanë qëndruar në dhomë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, gruaja ka shkuar në dhomë duke gjetur të vdekur bashkëshortin dhe vjehrrën.

Familja Hoxhallari jetonte prej 15 vitesh në Vlorë dhe ishin të ardhur nga Maliqi.

Dyshimet e para janë se flakët në banesë mund të kenë rënë si pasojë e një cigareje të ndezur, ose prej shpërthimit të një bombole gazi që përdorej nga familjarët për t’u ngrohur.

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842