Një tragjedi familjare ka ndodhur për mesfushorin kuqezi i cili aktivizohet në Peskara. Ledian Memuashaj u largua nga kampi i trajnimit në prag të sfidës kundër Lacios për të qëndruar pranë bashkëshortes në këtë moment mjaft të vështirë. Bashkëshortja e tij shtatzanë, ka ka humbur dy binjakët e saj papritur.
Lajmin në media e ka bërë të ditur Eurosport duke thënë se Memushaj është larguar nga kampi i stërvitjes për “arsye familjare” duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.
E gjithë Peskara dhe bota e futbollit janë solidarizuar me humbjen e Ledian Memushaj. Mesfushori shqiptar është duke kaluar momente mjaft të vështira dhe kjo ngjarje dramatike i ka mërzitur të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe jo vetëm.
Klubi e ka lënë të lirë lojtarin i cili po kalon momente të vështira pas humbjes së binjakëve. Memushaj është kthyer tashmë në shtëpi duke qëndruar pranë bashkëshortes së tij për ta kaluar së bashku këtë tragjedi.