Kushtet e këqija në punë kanë bërë që dhjetra minatorë të humbin jetën. Së fundmi një tragjedi është shënuar në veri të Kinës. 21 minatorë kanë humbur jetën, për shkak të shembjes të një pjesë të minierës, ku po punonin.
Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi, ku 66 minatorë të tjerë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës.
Shkaqet e shembjes së pjesës së sipërme të minierës po hetohen.
Edhe më herët kanë ndodhur aksidentet në miniera të Kinës. Kujtojmë këtu dhe muajin tetorin të 2018, ku 20 minatorë mbetën të vrarë në një minierë në provincën Shandong.