INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e Butrintit ku u mbytën 5 persona. Në pranga një prej organizatorëve

Tragjedia e Butrintit ku u mbytën 5 persona. Në pranga një prej organizatorëve

Publikuar më: 10:06 16-10-2018

Arrestohet një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit në vitin 2008, ku u mbytën 5 persona. Policia e Fierit ka vënë në pranga Albert Gegën 36-vjeç i dënuar në mungesë me 10 vite burgim nga Gjykata e Sarandës për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gega së bashku me 5 persona të tjerë ndihmuan 22 vetë të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Pesë prej tyre humbën jetën pasi u mbytën në liqen. 36-vjeçari Gega u arrestua në fshatin Kurjan nga Policia e Fierit në bashkëpunim me forcat operacionale.
‘’Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve". Në vijim të zbatimit të planit operacional "Për kapjen e personave të shpallur në kërkim" nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan. Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal’’ thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941