Mediat greke publikojnë detaje të reja nda zjarri që shkrumbi shtetin helen në 23 korrik.
Sipas disa pamjeve të një kamere siguri të një shtëpie, vihet re se zjarri ka nisur mes dy shtëpive.
Pamjet tregojnë se mes dy banesave dy kateshe ndodhet dhe një kotec pulash.
Mediat e vendit fqinje shkruajnë se zjarri ka nisur nga një banor i zonës i cili ka djegur disa dru.
Pamjet e vidoes tregojnë dhe njëherë se sa shpejt janë përhapur flakët që i morën jetën 95 personave dhe plagosën me dhjetëra të tjerë.