INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Athinë! A ka shqiptarë të vdekur? Reagon ambasada shqiptare në Greqi, ja si shprehen [FOTO]

Tragjedia në Athinë! A ka shqiptarë të vdekur? Reagon ambasada shqiptare në Greqi, ja si shprehen [FOTO]

Publikuar më: 20:48 24-07-2018

Ambasada shqiptare ka reaguar në lidhje me situatën në Athinë. Zyrtarisht ambasada e Shqipërisë në Greqi thotë se ka informacione vetëm për 3 të plagosur, mes të cilëve dy janë fëmijë. Por ambasada thotë se do të presë identifikimin e viktimave.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë:

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie.

Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijimësi me autoritetet kompetente.

gre.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307