Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në Ballsh ku një 34 vjeçar, Gazmend Musta ka vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij 18-vjeçare.
Sipas raportimeve të para konflikti ka nisur pasi 31-vjeçarja ka dashur që të shkojë tek prindërit me rastin e festave ashtu siç e ka dhe adeti.
Gjithashtu mësohet se në momentin që ka ndodhur masakra në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çiftit.
Kunata e cila për fat të keq pati të njëjtin fat si e motra, mësohet se kishte shkuar për drekë tek çifti.