Një kamion hyri në mes të turmës së njerëzve që po festonin 14 Korrikun, Bastille Day, festa e tyre kombëtare, në Nicë të Francës duke vrarë të paktën 84 persona, informojnë zyrtarët e cituar nga mediat franceze. Flitet për 100 të plagosur.
Videot në rrjetet sociale tregojnë momentin kamioni hyn mes turmes dhe njerëzit në panik largohen. Ora News ju sjell momentin kur maunia ka hyrë mes turmës si dhe më pas thirrjet dhe britmat e qytetarëve që vraponin të tmerruar.