INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Genova/ I zhdukuri i fundit, në kërkim të djalit nëna prej 4 ditësh pret nën rrënoja

Tragjedia në Genova/ I zhdukuri i fundit, në kërkim të djalit nëna prej 4 ditësh pret nën rrënoja

Publikuar më: 11:55 18-08-2018

Prej ditësh Italia është e gjunjëzuar nga dhimbja dhe lotët. Shumë prej viktimave u përcollën tashmë për në banesën e fundit, por kërkimet vijojnë për të humburin e fundit.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Mirko Vicini i cili ka mbetur i bllokuar nën rrënojat e godinës ku punonte.

Por ndonëse pa jetë, pranë tij prej 4 ditësh është nëna e cila nuk i është ndarë në asnjë sekondë që prej momentit kur mori vesh lajmin e kobshëm.

Nëna e tij Paola qëndron ditë e netë dhe sheh ndërsa kërkimet vijojnë me shpresën për të parë për herë të fundit djalin e saj, ndonëse pa jetë

Ajo qëndron aty ulur, me lot në sy duke parë cdo lëvizje të zjarrfikësve.

Sa herë ata dalin nga rrënojat i pyet dhe përkëdhel qentë “ A nuhatën ndonjë gjë”?

Deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë nga Marco.

“Unë nuk largohen nga këtu derisa të gjendet” u betua nëna e dëshpëruar.

Ajo qëndroi për dy ditë në karrige, por tashmë Kryqi i Kuq i ka ndërtuar një një strehë ku ajo vazhdon e pret.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262