INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Genova mund të ishte parandaluar. Publikohet lista e fajtorëve

Tragjedia në Genova mund të ishte parandaluar. Publikohet lista e fajtorëve

Publikuar më: 15:50 04-09-2018

Tragjedia në Genova mund të ishte shmangur. Një listë me emrat e 30 zyrtarëve që ishin në dijeni të rrezikut është publikuar pas hetimeve që u kryen nga Guardia Di Finanza, ndërsa i janë referuar prokurorisë. Bëhet fjalë për drejtues të grupit Atlantia që kishte si detyrë për mirëmbajtjen dhe kontrollin e autostradës si dhe përfaqësues të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve. Deri tani asnjë nga emrat në listë nuk është hetuar, ndërsa akuzat do të klasifikohen nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme. Tragjedia e rëndë i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe të mitur, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381