INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Genova, rëndohet bilanci 41 viktima, zemërimi familjarëve në ceremoninë shtetërore

Tragjedia në Genova, rëndohet bilanci 41 viktima, zemërimi familjarëve në ceremoninë shtetërore

Publikuar më: 07:56 18-08-2018

Do të mbahet sot ceremonia shtetërore për varrosjen e viktimave të tragjedisë në Gjenova.

E sa i përket bilancit ai rëndohet duke shkuar në 41 të vdekur.

Sipas mediave italiane, vetëm 18 funerale do të jenë në ceremoninë mortore shtetërore, pasi të tjerët nuk kanë pranuar duke i varrosur në rite private. Familjarët e viktimave kanë shprehur zemërim ndaj shtetit, duke i bërë fajtorë të tragjedisë.

Në qendrën e ofruar nga komuna, prindërit e shqiptarit Marius Djerrit kanë vendosur që t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni shtetërore.

Ndërkohë vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

Ata regjistrohen tek qendrat e posaçme dhe pastaj shoqërohen nga zjarrfikëset për të marrë sendet personale dhe për të lënë përgjithmonë shtëpinë.

Në krahun tjetër të urës së rrëzuar, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë pa ndërprerje në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494