INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë. Po shkonin në punë me furgon

Tragjedia në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë. Po shkonin në punë me furgon

Publikuar më: 08:21 15-08-2018

Dy shqiptarë mes viktimave të Genovas. Mediet italiane kanë bërë të ditur se mes  viktimave të tragjedisë së Genova-s janë edhe Marjus Djerri dhe Edy Bokrina. Dy të rinjtë ishin në furgonin e kompanisë “Qubo të EuroPulizia”. Ata ishin nisur për të bërë një punë për kompani në Rapallo. Trupat e dy të rinjve u nxorën para syve të prindërve. Njëri prej viktimave, 22-vjeçari Marjus Djerri është nga Shijaku.

marjusi.jpg

Mësohet se Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh. Edi Bokrina 30 vjeç kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Shqipëria. I riu nga Shkodra ishte i martuar dhe jetonte prej shumë vitesh në Itali. 

edi-bokrina.jpg

Të dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar  kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi. Ndërkohë nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0033411979675293