Adele u shfaq në kullën Grenfell mbrëmjen e djeshme, më pak se 24 orë pas zjarrit terrorizues që goditi ndërtesën, duke vrarë dhe dëmtuar qindra rezidentë.
Zjarri u përhap në ndërtesën 27 katëshe vetëm 15 minuta pasi një frigorifer me defekt shpërthey, në atë që nga Daily Mail konsiderohet si një nga aksidentet të këtij lloji më të rënda në historinë britanike. Madje ekziston frika se asnjë person në 3 katet e fundit nuk mbijetoi. Diva e muzikës u shfaq pa shumë bujë në afërsi të vendngjarjes për të dhënë ndihmën e sa duke mbështetur viktimat dhe të mbijetuarit. Të pranishëm bëjnë me dije se ajo ishte shumë e rënduar emocionalisht ndërkohë që përqafonte dhe ngushëllonte viktimat.