Bota u trondit mbrëmë nga sulmi terrorist në Manchester Arena, në të cilën duket se ishte e pranishme edhe gruaja e trajnerit të Manchester City bashkë me dy vajzat.
Në mbrëmjen tragjike ku një shpërthimi i një kamikazi mori jetën e 22 personave dhe lëndoi 59 të tjerë, duke ndjekur koncertin e Ariana Grande, ishin bashkëshortja e Pep Guardiolës, Cristina Serra dhe dy vajzat, Valentina dhe Maria. Për fat të mirë atyre nuk u ka ndodhur asgjë dhe janë shumë mirë, edhe pse ende nën shok për shkak të tmerrit që panë me sy, gjendje që duket se i ka shoqëruar të gjithë të pranishmit fatkeqë.