Ndërsa rëndohet bilanci i viktimave në Itali pas shembjes së Urës Morandi, edhe politikanëshqiptarë kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike.
Në një postim në rrjetin social twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha solidarizohet me familjet e viktimave dhe qeverinë e shtetit fqinj.
Ai shton se është tronditur për lajmin e aksidentit i cili mori me dhjetra jetë njerëzish.
Postimi i Bashës në Twitter
I tronditur percolla lajmin e aksidentit te tmerrshem ne Genova. Ne keto momente te veshtira per Italine mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushellimet per viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet te plote me qeverine