INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia ‘’trondit’’ sërish sportin italian! Pas rastit të Davide Astori-t, një tjetër sportist gjendet i vdekur në gjumë

Tragjedia ‘’trondit’’ sërish sportin italian! Pas rastit të Davide Astori-t, një tjetër sportist gjendet i vdekur në gjumë

Publikuar më: 17:55 20-02-2019

Sporti italian ka përjetuar një tragjedi të ngjashme me atë të Astorit, përpara një viti. Këtë herë jo në futboll, por në atletikë. David Çitarela, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare, duke tronditur të gjithë Italinë.

Babai i tij ishte i pari që e ka gjetur djalin e tij të pajetë në dhomën e gjumit. Sipas ekzaminimit mjekësor flitet se djaloshi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, ndërsa ishte duke fjetur në shtrat. Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e së martës, dhe vendi fqinjë është tronditur nga ky lajm.

Një tragjedi e tillë sjellë në kujtesën e të gjithë njerëzve që ndjekin sportin, rastin e Davide Astorit që ndërroi jetë në të njëtën mënyrë si Çitarela.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031759738922119