INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili:Prokuroria nuk duhet të vonojë

Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili:Prokuroria nuk duhet të vonojë

Publikuar më: 21:48 21-07-2017

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një tjetër ngjarje të rëndë që ndodhi në bregdetin shqiptar, ku një turist sllovak u mbyt sot në Golem.

lg.php.gif

Në mesazhin e tij Vasili theksoi se tragjeditë në bregdet vazhdojnë, ndërsa sipas tij kryeministri Edi Rama hesht.

“Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon.

Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s’ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog. As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.”, citohet në mesazhin e Vasilit.

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617